spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Rohde i jep ‘ultimatum’ Kurtit: Qeveria e re të formohet sa më shpejt

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet politike që pasuan zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes një postimi në platformën “BlueSky” të enjten, ambasadori Rohde ka theksuar rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë.

“Faleminderit për takimin produktiv Kryeministër! Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat kundër Kosovës. Theksova gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së shpejtë të kryetarit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Rohde.

Kurse, seanca konstituive e Kuvendit është caktuar të mbahet më 15 prill.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit