Pas largimit nga shtëpia e Big Brother Vip, Rogerti ka ndryshuar mendim.
Ai vendosi të rikthehet në shtëpi, pasi u pyet disa herë nga moderatori Ledion Liço.
Gjatë përballjes në studio me opinionistët, ata shprehën mendimet e tyre.
Arbër Hajdari: “Veprimet që ke bërë janë të turpshme. Edhe sikur të kisha përpara një mijë persona si ty, të njëjtën gjë do të thoja. Unë preferoj që banorët të largohen nga vota e publikut.”
Rogerti: “U preka dhe u largova, prandaj dola. Nuk duhej të më thuhej ‘dil nga shtëpia’.”
Monika Kryemadhi: “Me meshkujt mund t’i bëni këto gjëra, por unë nuk i toleroj. A e ke mbështetur ti Selinën? Çfarë nuk i ke thënë asaj aty brenda?”
Rogerti: “Flitet vetëm për familjet që kam përmendur unë, po për familjen time? Janë 12 persona që ma kanë përmendur. Më kanë ofenduar djalin, më kanë quajtur baba të pa aftë, madje edhe bashkëshorten ma kanë përfshirë në biseda. A nuk duhet të prekem edhe unë?”
Arbër Hajdari: “Je po ai Rogert. Si këshillë: mendo para se të flasësh.”
Rogerti: “Do ta marr përsipër.”
Arbër Hajdari: “Nëse analizon lojën tënde deri tani, është katastrofike. E ke empatinë zero. Nuk të shkon roli i viktimës. Kam përshtypjen se ti e vendos veten në vend të parë, pastaj ka tetë vende bosh dhe më pas vijnë të tjerët.”









