Rogerti përballet me frikën e tij nga breshkat për të folur me nënën në telefon

Këtë mbrëmje, Rogerti mori një surprizë të veçantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Përmes një telefonate, ai pati mundësinë të dëgjonte zërin e nënës së tij dhe të shkëmbejë disa fjalë me të, një moment që e bëri të ndihej i emocionuar dhe i lidhur me familjen.

Por për të fituar këtë përvojë të veçantë, Rogerti duhej të përballej me një nga frikërat e tij më të mëdha: breshkat.

BBVA/YouTtube

Ai hyri në një dhomë plot me breshka, edhe pse i frikësuar dhe me reagime të çuditshme, që banorët e tjerë nuk mund t’i kontrollonin dhe shpërthyen në të qeshura.

Gjithashtu, mënyra sesi Rogerti përpiqej të ruante qetësinë e tij dhe ndërkohë të qëndronte në dhomë me breshkat e bëri momentin edhe më të veçantë, duke treguar guximin dhe përpjekjen e tij për të përjetuar këtë surprizë për të cilën kishte pritur me padurim. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit