Selin Bollati dhe Rogert Sterkaj kanë nisur debatët sërish me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP Albania 5”.
Ky i fundit ka vazhduar sërish me akuza ndaj banores, duke i përmendur familjarët nga jashtë.
Gjithashtu e ka përfshirë edhe tezen e saj duke qenë se njihen e kanë miqësi bashkë.
“Ti nuk e ke pikën e vlerës, më ke sharë gruan”, i tha fillimisht Rogerti.
E më pas theksoi se tezja e ka shtyrë të hynte në këtë format për shkak të veprimeve që ka bërë.
“Tezja jote më tha shko se na luajti mendsh”, iu drejtua Selinit.
Rogerti e ka akuzuar për shumë gjëra konkurrenten, duke sjell edhe informacione nga jashtë.









