Miliarderi, Elon Musk, ka prezantuar potencialin transformues të robotëve humanoidë që po zhvillohen në laboratorët e kompanisë së tij, Tesla.
Themeluesi i Tesla dhe SpaceX, beson se këto makina do të kenë një ndikim të madh në botë dhe se ato mund të luajnë një rol kyç në eliminimin e varfërisë globale.
Sipas tij, robotët humanoidë do të krijojnë mundësi të reja punësimi dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e ekonomive duke zvogëluar pabarazitë sociale.
Për të demonstruar mundësitë që ofron ky projekt, Musk nuk hezitoi të kërceu me një nga prototipet e robotëve, duke i shtuar kështu një moment argëtimi dhe simbolik këtij zhvillimi teknologjik.






