spot_img
spot_img
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Roberto Karlos dërgohet me urgjencë në spital, legjenda braziliane e Realit operohet në zemër

Ish-mbrojtësi legjendar brazilian, Roberto Karlos, ka kaluar një operacion urgjent pas diagnostikimit me një problem në zemër, raportojnë mediat.

52-vjeçari po kalonte pushime në Brazil me gruan dhe një prej fëmijëve të tij kur u dërgua në spital. Karlos ishte në vendlindje pas një muaji të ngarkuar, ku kishte marrë pjesë në shortin e Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, fillimisht Roberto Karlos u dërgua në spital për shkak të një mpiksjeje të vogël gjaku në këmbë. Pas një skanimi të plotë të trupit (MRI), mjekët zbuluan një problem të zemrës që kërkonte ndërhyrje të menjëhershme.

Operacioni urgjent përfshinte vendosjen e një tubi, dhe pavarësisht se ishte planifikuar të zgjaste 40 minuta, procedura përfundoi pas gati tre orësh për shkak të një komplikacioni.

Burime pranë tij raportojnë se Karlos është mirë pas operacionit, megjithatë do të qendrojë nën mbikëqyrje mjekësore për 48 orë si masë parandaluese.

Vetë ish-lojtari, fitues i Kupës së Botës me Brazilin në vitin 2002, përmes ekipit të tij, i tha “AS”: “Tani jam mirë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit