Rita Ora është përballur me një rast mjaft të pazakontë, teksa gjatë një daljeje ka hasur në një veturë BMW me targa që mbanin emrin e saj.
Artistja shqiptare me famë botërore e ka ndarë momentin me ndjekësit, duke treguar habinë e saj kur pa targat “Rita Ora” në automjet.
Rita tha se nuk e kishte menduar kurrë se do të përballej me një pamje të tillë dhe e cilësoi rastësinë si një moment mjaft interesant.
“Kurrë s’e kam menduar që do të shoh kaq shumë targa ‘Rita Ora’ në jetën time. Rita, do të jesh gjithmonë e famshme”, shkroi ajo.









