spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Risi shkencore: Rikthimi i kancerit mund të parandalohet me barna ekzistuese

Një studim i ri revolucionar ka treguar se është e mundur të parandalohet përgjithmonë rikthimi i kancerit dhe metastazave tek të dy gjinitë, kur kanceri i gjirit është tërhequr pas trajtimit fillestar të suksesshëm, duke përdorur barna tashmë të miratuara.

Autorët besojnë se e njëjta metodë mund të zbatohet edhe për lloje të tjera kanceri.

Në studimet e tyre, shkencëtarët nga Universiteti i Pensilvanisë arritën të identifikojnë persona që kishin “qeliza të fjetura” të kancerit të mbetura pas mbijetesës nga kanceri.

Këto qeliza të fjetura fshihen dhe janë joaktive, por nganjëherë, pas një periudhe qetësie që mund të zgjasë me vite, mund të aktivizohen në pjesë të ndryshme të trupit dhe të shkaktojnë metastaza.

Shpresë e re për gratë me kancer gjiri

Udhëheqësit e studimit, Angela DeMichele dhe Lewis Chodosh nga Qendra e Kancerit Abramson dhe Fakulteti i Mjekësisë Perelman, publikuan rezultatet në revistën prestigjioze Nature Medicine, sipas të cilave këto qeliza mund të zbulohen dhe trajtohen me efikasitet përmes barnave që tashmë përdoren për sëmundje të tjera.

Kanceri rikthehet në 30% të rasteve

Megjithëse mbijetesa nga kanceri i gjirit është përmirësuar falë zbulimit të hershëm dhe terapive të avancuara, problemi i rikthimit kur sëmundja shfaqet pas trajtimit fillestar – mbetet. Përvoja tregon se kanceri i gjirit rikthehet në rreth 30% të rasteve, që do të thotë se shumë paciente vazhdojnë të jetojnë me frikën e përsëritjes.

Disa lloje tumoresh, si HER2+ dhe kanceri i gjirit trefish negativ, shpesh kthehen pas disa vitesh, ndërsa llojet pozitive në receptorët e estrogjenit (ER+) mund të mbeten të fjetura dhe të rishfaqen pas dekadash. Deri tani nuk ka pasur mënyrë për të zbuluar cilët të mbijetuar bartin qeliza të fjetura dhe t’i trajtojnë ato për të parandaluar përsëritjen e sëmundjes agresive, transmeton Telegrafi.

Cilat janë këto barna dhe si veprojnë?

Studimi zbuloi se dy barna ekzistuese, hidroksiklorokina (HCQ) dhe everolimus (EVE), të miratuara nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për qëllime të tjera, mund të përdoren për eliminimin e sëmundjes minimale reziduale (MRD), pra të qelizave tumorale të fjetura, tek minjtë, gjë që çon në periudhë më të gjatë pa rikthim të sëmundjes.

Këto barna synojnë autofagjinë dhe rrugën sinjalizuese mTOR.

Autofagjia është procesi me të cilin qelizat shpërbëjnë dhe riciklojnë pjesët e tyre, organelet e dëmtuara dhe proteinat, për të mbijetuar në kushte stresi.

mTOR (Target mekanistik i rapamicinës) është rrugë sinjalizuese që rregullon rritjen, metabolizmin dhe prodhimin e proteinave në qeliza, e cila mund të stimulojë rritjen e qelizave kur është aktive. Kur bllokohet, nxit autofagjinë – qelizat “hanë vetveten”.

Në eksperimentet paraklinike me minj, studiuesit treguan se këto barna funksionojnë duke ndërprerë procesin që i lejon qelizat të mbeten të fjetura. Kur autofagjia dhe sinjalizimi mTOR bllokohen, qelizat nuk mund ta mbajnë gjendjen e fjetjes, procesi “ndërpritet” dhe ato eliminohen para se të zgjohen dhe të fillojnë të shumohen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit