Dy kandidatët për deputetë shënojnë rënie të theksuar të votave pas rinumërimit.
Procesi i rinumërimit të votave ka sjellë ndryshime të mëdha në rezultatet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas të dhënave të fundit, kandidati për deputet Fetah Paçarizi ka pësuar rënien më të madhe, duke humbur plot -4009 vota.
Ndërkohë, edhe kandidati tjetër i PDK-së, Nait Hasani, ka shënuar një rënie të konsiderueshme prej -2204 votash.








