Procesi i rinumërimit të votave për komunën e Mitrovicës së Jugut ka sjellë ndryshime në rezultatet e kandidatëve. Deri më tani, Agim Bahtiri prin në listën e kandidatëve që u janë zbritur votat pas verifikimit të kutive.
Deri më tani janë rinumëruar 17 nga 102 vendvotime (apo rreth 16%), sipas të dhënave zyrtare nga faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Nga ky proces, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka pësuar rënien më të madhe, ku deri në këto momente i janë minusuar 48 vota.
Goditje nga rinumërimi kanë pësuar edhe kandidatët e tjerë të kësaj partie:
Afërdita Hajrizi: Minus 40 vota.
Armend Muja: Minus 13 vota.
Rinumërimi po vazhdon edhe për vendvotimet e mbetura, ku pritet të shihet nëse ky trend i zbritjes së votave do të vazhdojë edhe për kandidatët e tjerë në garën për deputetë.











