spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Ringjallet shpresa për gjetjen e Bleona Metës, reagon nëna e saj

Shpresat në lidhje me rastin e Bleona Matës, e cila është zhdukur 16 vjet më parë, janë rindezur.


Sipas gazetares shqiptare, Nexhmije Beqiri, Bleona është gjallë dhe gjendet në Gjermani.

Nëna e Bleonës, Bukurie Veizi tha se për 16 vjet me radhë po e kërkon të bijën, por pa rezultat.

“Unë që 16 vjet s’kam punuar,vetëm e kam kërkuar vajzën dhe jetoj tek prindërit. Jam shkatërruar në të gjitha anët”, tha ajo.

Ndërkohë avokati i familjes së Bleonës, Idajet Beqiri tha se personat që kanë rrëmbyer vajzën, mund të dënohen prej 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Po ashtu, Beqiri tha një çift i dyshuar që mund ta ketë grabitur Bleonën, është identifikuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit