spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Rina Maloku braktis banesën ku jetonte me Festim Isufin, i tërheq gjësendet personale (pamje)

Paraditen e së mërkurës në përcjellje të Policisë së Kosovës, Rina Maloku-Isufi ka tërhequr gjësendet e saj personale nga banesa ku jetonte me bashkëshortin e saj, Festim Isufi, i cili vdiq tragjikisht më 9 maj, në banesën e tyre në kryeqytet.

Derisa, Rina bënte tërheqjen e gjësendeve të pranishëm kanë qenë ekipet e hetuesisë si dhe familjarë të Isufit.

I pranishëm në vendin e ngjarjes është parë edhe avokati Arianit Koci.

Tutje, sipas raportit të autopsisë, Isufi kishte 7 plagë në trup, të gjitha në zonën e qafës dhe fytit.

Përveç Isufit i cili me profesion ishte dizejnator, e lënduar nga ngjarja pati mbetur edhe Rina Maloku-Isufi, e cila është intervistuar ditë më parë nga hetuesit e Policisë së Kosovës në kuadër të hetimeve që po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Burime të medias tutje bëjnë me dije se familja Isufi ende nuk ka pranuar raportin mjeko- ligjor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit