spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Rikthim i madh për Milot Rashicën: Pranë transferimit në Bundesligë

Milot Rashica është shumë pranë rikthimit në Bundesligën gjermane, këtë herë te skuadra e Borussia Monchengladbach.

Sipas mediave turke, Gladbach ka arritur marrëveshje në parim me Besiktasin për transferimin e anësorit kosovar, duke ofruar 10 milionë euro për kartonin e tij – ofertë që është pranuar nga klubi turk.

Transferimi pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh, pasi palët kanë rënë dakord për kushtet e përgjithshme. Rashica ka kontratë me Besiktasin deri më 2027, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Në sezonin e fundit, ai ka zhvilluar 41 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 12 asistime, ndonëse largimi i tij ishte i pashmangshëm. Ky do të jetë rikthimi i tij në futbollin gjerman, pas aventurës me Werder Bremenin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit