Muzikanti amerikan Michael Jackson është akuzuar pas vdekjes për abuzim seksual, pasi katër persona nga familja Casio kanë ngritur një padi në gjykatën federale në Los Angeles për përdhunim dhe trafikim fëmijësh.
Anëtarët e familjes Casio kanë qenë miq të ngushtë të Jacksonit për shumë vite. Babai i tyre punonte si hotelier dhe përmes kësaj pune kishte krijuar marrëdhënie të afërt me Michael Jacksonin. Ai, sipas tyre, kalonte pushimet me familjen dhe qëndronte rregullisht në shtëpinë e tyre.
Padia thotë se muzikanti i ka frikësuar dhe abuzuar fëmijët – Dominic, Edward, Aldo dhe Marie-Nicole – për vite me radhë. Sipas padisë, një marrëveshje e mëparshme me pasurinë e Michael Jackson, e cila rregullonte detyrimet e konfidencialitetit dhe përfshinte miliona dollarë, ishte një marrëveshje e paligjshme për të mbuluar abuzimin seksual.
“Pasuria e Michael Jackson” i referohet pronës dhe çështjeve ligjore të artistit, të cilat menaxhohen nga John Branca dhe John McClain pas vdekjes së tij. Anëtarët e familjes Casio deklarojnë se pas psikoterapisë kanë kuptuar më qartë atë që pretendojnë se u ka ndodhur dhe nuk duan më të heshtin.
“Michael Jackson ishte një ngacmues serial i fëmijëve që drogonte, përdhunonte dhe abuzonte seksualisht me secilin prej paditësve për më shumë se një dekadë. Ai filloi të abuzonte me disa prej tyre kur ishin shtatë ose tetë vjeç”, thuhet ndër të tjera në padi.
Sipas pretendimeve, abuzimi ka ndodhur gjatë disa viteve në vitet 1990 në vende të ndryshme anembanë botës, përfshirë edhe fermën Neverland të Jacksonit.
“Michael gjithmonë u thoshte atyre: ‘Ky është sekreti ynë. Ne kemi një dashuri të fshehtë. Askush nuk mund ta dijë për këtë’”, tha Howard King, avokati i familjes, për Bild.
@dailymailau The complaint states that Jackson, who died in 2009, 'brainwashed' the Cascio children and made them sign 'deceptive' contracts to keep them quiet. Lawyers for Jackson's estate have previously dismissed the claims as a 'desperate money grab' and pointed out that the Cascio family were supportive of Jackson for years. Now 39, Dominic told the Daily Mail revisiting the image is deeply unsettling. 'I can only imagine the face had to do with what I had experienced at the moment,' he said – a time, he suggests, where fear and confusion were already beginning to surface. #michaeljackson #photos #lawsuit #usa #fyp ♬ Creepy and tense horror ambient(857662) – MANURE SOUND









