Rigjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan – Gjykata pranon si provë videon e Kreshnik Mehmetajt me armë

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur të administrojë si provë materiale një videoincizim ku i akuzuari Kreshnik Mehmetaj shihet duke shtënë me armë zjarri në bjeshkët e Deçanit.


Vendimi u mor gjatë seancës së sotme, e cila shënoi fillimin e rigjykimit për rastin e tragjedisë së Gllogjanit.

Lidhur me këtë zhvillim, prokurorja e rastit, Sahide Gashi, hodhi poshtë pretendimet për parregullsi duke deklaruar se organet e akuzës nuk kanë fshehur asnjë provë.


Ajo theksoi se videoincizimi i ri, së bashku me të gjitha provat e tjera materiale, do të nënshtrohen një vlerësimi të plotë dhe të gjithanshëm gjatë procesit të rigjykimit për të ndriçuar të vërtetën e ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit