Këshilltari për misione të veçanta i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, po shijon pushimet e verës në Shqipëri.
Ai publikoi një video në Instagram ku tregohet në bregdetin shqiptar, duke prezantuar miqtë e tij dhe duke shkruar “Shqipëria me amerikanë”.
Pushimet e Grenell po tërheqin vëmendje, duke shfaqur një imazh të Shqipërisë si një destinacion i preferuar edhe për figura të njohura ndërkombëtare.







