Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar në Komunën e Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë një reagim teksa kjo komunë po shkon drejt një rezultati përfundimtar zgjedhor.
Hyseni me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët gjilanas dhe nga mërgata.
“Përkrahja e madhe nga qytetarët e vendit tim dhe mërgata që na ka votuar përmes postës, dhe duke ardhur në Kosovë ditën e zgjedhjeve, është nder e përgjegjësi e madhe për mua dhe Lëvizjen”, thotë Hyseni.
“Punë të mëdha na presin, andaj mobilizimi ynë është fuqia e madhe që ka triumfuar në secilën garë, e me të njëjtin intensitet do të vazhdojmë edhe më tutje BASHKË me secilin prej jush”, vijon ai.
Me 95,14 për qind të të gjitha vendvotimeve të numëruara në Gjilan, Hyseni po prin me 49,82 për qind dhe është balotazhit.










