Albatros Rexhaj, shkrimtar dhe opinionist, është përplasur verbërisht me Ilir Mirenën, analist në T7.
Më saktë, Rexhaj e Mirena u përplasen rreth prapaskenave gjatë Kuvendit të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku e kaloi votëbesimin.
Në një moment, Rexhaj theksoi se është rugovist, duke e akuzuar Mirenën se ka punuar kundër LDK-së.
“Për dallim prej teje, ti e di, unë jam LDK-ist në formim. Jam rugovist kur ti ke bo gjithçka kundër kësaj partie. Unë di çka flas për LDK-në. Ti mundesh me fol për PDK, unë s’di çka ka në PDK, për LDK të tregoj” – ka theksuar Rexhaj.








