spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Revista e njohur “Travel+Leisure” thotë se plazhi më blu në botë gjendet në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një artikull të revistës së njohur “Travel+Leisure” që thotë se plazhi më blu në botë gjendet në Shqipëri.

Bëhet fjalë për plazhin Pasqyra në jugun e Shqipërisë.

Revista thote se plazhi Pasqyra është vetëm 12.4 pikë (ose gradacione) larg nuancës YInMn Blue, çka e vendos atë të parin në listë, ndjekur nga Plazhi i Gjatë (Paralia Mpouka) në Greqi, në vendin e dytë me 13.6 pikë larg YInMn Blue, e pastaj Kassiopi po në Greqi në vendin e tretë dhe Plage de la Vernette në Francë e Plazhi Kaputaş në Turqi përmbyllin pesëshen e më të mirëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit