Reuters: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim, shpallet fajtor për krime lufte

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe është dënuar me 25 vjet burgim.

Kështu ka raportuar agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Speciale.

Sipas Reuters, Thaçi, 58 vjeç, është shpallur fajtor për krime që përfshijnë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm të personave, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Reuters raporton se gjykata e ka shpallur Thaçin fajtor lidhur me vrasjen e 96 kundërshtarëve politikë dhe personave të perceptuar si bashkëpunëtorë të forcave serbe të sigurisë, nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë konfliktit.

Thaçi ishte një nga komandantët kryesorë të UÇK-së gjatë luftës së Kosovës, ndërsa pas luftës shërbeu si kryeministër dhe president i Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit