spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Reuten: Kosovës duhet t’i përpunohet kërkesa për anëtarësim në BE

Europarlamentari Thijs Reuten ka kërkuar që Komisioni Evropian të propozojë heqjen e menjëhershme të masave kundër Kosovës dhe të nisë procesin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në një reagim në profilin e tij në “X”, Reuten ka theksuar se Komisioni Evropian duhet t’u propozojë shteteve anëtare heqjen e masave për Kosovën.

“Komisioni Evropian duhet t’u propozojë shteteve anëtare heqjen e masave dhe të fillojë përpunimin e kërkesës për anëtarësim të Kosovës në BE.”


Për masat e vendosura, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një takimi në Tiranë me Komisioneren Marta Kos dhe Drejtorin për Zgjerim, Gert Jan Koompan. Kurti ka thënë se është hera e fundit që adreson këtë çështje dhe ka kërkuar heqjen e menjëhershme të masave.

Përsa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, Kurti dhe Osmani kanë kërkuar progres, por pas tre vitesh ende nuk ka asnjë veprim nga Bashkimi Evropian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit