Reshitaj tregon pse u rreshtua afër Osmanit: Ishte vazhdimësi e bindjeve të mia politike

Ish-deputetja Albena Reshitaj ka treguar arsyet pse iu bashkua rrugëtimit politik krah ish-presidentes Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit.


Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Reshitaj tha se angazhimi i saj politik lidhet me bindjet që ka pasur prej kohësh dhe me mbështetjen ndaj Osmanit.

“Unë nuk kam lëvizur nga askund. Thjesht po vazhdoj të jem pjesë e bindjeve të mia politike dhe e qëndrueshmërisë politike të Vjosa Osmanit. Kam ardhur në këtë pjesë për ta përkrahur një presidente tek e cila kam pasur besim të plotë se do të jetë shumë e suksesshme, dhe ashtu ka rezultuar të jetë”, deklaroi Reshitaj.


Ajo tha njëherësh, se ky veprim nuk përbën largim nga ndonjë subjekt politik, por, sipas saj, është vazhdimësi e bindjeve të saj politike që nga viti 2021.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit