spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Rekordi i shqiptarit nuk është thyer as sot, pas 129 vitesh histori në Lojërat Olimpike

E arta e parë olimpike që u fitua nga një shqiptar është para 41 viteve në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Sportisti më i mirë i të gjitha kohërave, i madhi Shaban Tëstena, më 10 gusht të vitit 1984 u bë kampion olimpik.

Ish mundësi i mirënjohur i heshti të gjithë, fitoi medaljen e artë olimpike.

Image

Shaban Tërstena – i argjendtë në Seul, viti 1984

Legjenda e mundjes ka shkruar në profilin duke paraqitur edhe dy fotografi të kohës së artë të tij. 

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, ka një mesazh domethënës.

“Sporti nuk fillon me mashtrime, por me zemër.

Me përkushtim, me djersë, dhe me një dëshirë të madhe që vjen nga thellësia e shpirtit.

Nëse nuk i ke këto, harro se mund të ngjitesh ndonjëherë në majën e Olimpit. 

Me gënjeshtra dhe rrugë të shkurtra, nuk shkruhet histori!

Këto janë dy foto historike  kujtime të paharrueshme nga jeta ime sportive.

Në Olimpiadën e vitit 1984 në Los Angeles, u shpalla Kampion Olimpik në moshën vetëm 19 vjeç  më i riu në historinë e mundjes olimpike.

Një rekord që nuk është thyer as sot, pas 129 vitesh histori të këtij sporti luftarak.

Katër vjet më vonë, në Seul të vitit 1988, u ngjita përsëri në podiumin olimpik, këtë herë me një medalje argjendi.

Një dëmtim në gju, për fat të keq, më pengoi të bëhem kampion olimpik për herë të dytë, por asgjë nuk më ndaloi të fitoja edhe 17 medalje të tjera, nga kampionatet evropiane, botërore dhe mesdhetare”, ka shkruar Tërstena.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit