spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Rei Manaj i tërboi me shqiponjën, FIFA “masakron” Serbinë; Federata heq dorë nga tifozët: Nuk iu marrim më përsipër!

Shqipëria vazhdon të jetë “makthi” i Serbisë. Këtyre të fundit sikur të mos u mjaftonte vetëm humbja 1-0, por tashmë dënohen edhe nga FIFA.

Thirrjet e tyre raciste kundër shqiptarëve dhe Kombëtares nuk kanë kaluar pa u vënë re nga FIFA. Kështu Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka dënuar Federatën Serbe të Futbollit për veprimet e tifozëve në duelin kundër kuqezinjve.

Dënimi kap një shifër të majme, prej 87,500 frangave zvicerane (93,981 euro), me tifozët që brohoritën në momentin që këndohej himni shqiptar si dhe disa veprime dhe sjellje diskriminueseve të bëra gjatë ndeshjes.

Por jo vetëm kaq, pasi Federata Serbe është dënuar edhe me 25% të mbylljes së stadiumit për sfidën e ardhshme në kualifikueset e Kupës së Botës. Kështu ndaj Letonisë, Serbia do të luajë me numër të kufizuar tifozësh. Gjithashtu vlen të theksohet se para duelit me letonezët do të sfidojnë në transfertë Anglinë.

“Duke marrë parasysh përvojat e kaluara dhe milionat e gjobave të paguara jo vetëm kur ndeshjet luhen në fushën tonë, por edhe për shkak të incidenteve në ndeshjet jashtë fushe, Federata e Futbollit e Serbisë nuk do të marrë përsipër shitjen e organizuar të biletave për ndeshjen kundër Anglisë, as nuk do të jetë përgjegjëse për sjelljen e tifozëve”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Federatës Serbe të Futbollit.

Kujtomë se me 11 tetor në Leskovac, Shqipëria ia doli të triumfonte 1-0 ndaj Serbisë. Golin vendimtar të takimit e shënoi Rei Manaj. Sulmuesi kuqezi festoi me shqiponjë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit