“Refuzova dhe më hoqën qafe”, deklarata e bujshme e kampionit të Botës me Italinë: Më ofruan çantën me para për të grumbulluar kë donin

Një deklaratë e fortë nga ish-kampioni i botës me Italinë në vitin 1982, Klaudio Xhentile, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin sportiv italian. Në një intervistë për “La Repubblica”, ai ka komentuar krizën e fundit të përfaqësueses italiane dhe eliminimin e “axurrëve” nga rrugëtimi drejt Botërorit, duke e cilësuar situatën si një “njollë” për futbollin italian.

Më dhemb. Është sikur humbjet e vazhdueshme të ekipit kombëtar të kenë fshirë pak nga ajo që të gjithë arritëm. Një njollë mbi të gjithë,” u shpreh Xhentile.

Ish-mbrojtësi theksoi se problemet nuk lidhen vetëm me individë të caktuar, por me vetë strukturën e futbollit italian, duke kërkuar ndryshime rrënjësore.

Si të dalim nga kjo? Duke ndryshuar sistemin nga A në Zh, jo vetëm disa emra. Federata e Futbollit duhet të rindërtohet plotësisht, duhet t’u japim trajnerëve lirinë e tyre përsëri. Ekipet bëhen nga agjentët, madje edhe ekipi kombëtar, veçanërisht ekipi kombëtar,” deklaroi ai.

Pjesa më e fortë e intervistës lidhet me një episod që Xhentile pretendon se ka ndodhur gjatë kohës kur drejtonte ekipin U-21 të Italisë.

Kur po drejtoja ekipin U-21, ata erdhën tek unë me një çantë plot me para. Më thanë: ‘janë të tuat nëse grumbullon ata që themi ne’. U thashë të largoheshin menjëherë, përndryshe do të telefonoja policinë,” rrëfeu ai.

Sipas tij, refuzimi i kësaj oferte pati pasoja direkte në karrierën e tij.

Si përfundoi? Më hoqën qafe. Nëse nuk je ‘kukull’, nuk je pjesë e lojës,” shtoi Xhentile.

Klaudio Xhentile u shkarkua nga posti i trajnerit të Italisë U-21 në vitin 2006, në një periudhë kur Federata drejtohej nga Guido Rosi dhe Demetrio Albertini. Largimi i tij ndodhi pavarësisht rezultateve pozitive, përfshirë titullin kampion Europe me U-21 dhe medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit