“Refuzoi marrëdhëniet seksuale” – Burri dyshohet se e rrahu dhe e dëboi nga shtëpia gruan në Vushtrri

Një rast shqetësues i dhunës në familje është raportuar në fshatin Novolan të Vushtrrisë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe dëbim nga shtëpia.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur pasi viktima A.J. kishte refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj, F.T..

Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari ishte bërë agresiv, fillimisht e kishte shtyrë, më pas e kishte goditur me grusht në dorë dhe më pas e kishte kapur për krahu duke e larguar nga shtëpia.

Pas raportimit të rastit, Policia e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku ai është intervistuar nga njësia për dhunë në familje.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është strehuar te familjarët e saj.

Po ashtu, ndaj saj është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent dhe rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit