Refuzoi dëshminë e rreme, humbi rininë – historia tronditëse e Jeton Kiqinës

Rasti i njohur si “Hajra” vazhdon të ngjallë reagime dhe kërkesa për drejtësi, ndërsa në qendër të tij del një tjetër histori e rëndë – ajo e Jeton Kiqinës.

I rritur në Suedi dhe i njohur si një talent në futboll, Jeton Kiqina kishte ardhur për të dëshmuar në favor të Blerim Kiqinës, duke pohuar se në natën kritike ai kishte qenë me të, dhe jo i përfshirë në krimin për të cilin akuzohej. Kjo dëshmi, sipas burimeve, mbështetej edhe nga deklarata të tjera.

Sipas rrëfimeve të publikuara, Jetoni nuk kishte pasur asnjë njohje me Burim dhe Arsim Ramadanin deri në momentin kur ishin takuar në burg.

Megjithatë, ai pretendon se është përballur me presion nga persona të lidhur me rastin, për të dhënë një deklaratë të rreme – njësoj siç thuhet se ishte kërkuar edhe nga të tjerët – në mënyrë që të përfitonte lirim. Por, Jeton Kiqina refuzoi kategorikisht të dëshmonte diçka që nuk ishte e vërtetë.

Si pasojë e këtij qëndrimi, ai u dënua me 16 vite burg, çka sipas mbështetësve të tij, kishte për qëllim diskreditimin e dëshmisë së tij si dëshmitar.

Ky dënim, përveçse ndikoi drejtpërdrejt në jetën e tij personale, i ndërpreu edhe karrierën në futboll dhe i mori vitet më të rëndësishme të rinisë.

Ndërkohë, Burim dhe Arsim Ramadani, të cilët aktualisht janë të dënuar në këtë rast, vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, duke e cilësuar të gjithë procesin si të montuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit