Reagon sërish djali i Jakup Krasniqit: Aktgjykimi është i ndikuar nga Serbia

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar sërish pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Krasniqi ka ngritur pikëpyetje lidhur me kohëzgjatjen e procesit gjyqësor, duke pretenduar se gjykata nuk u ka besuar disa dëshmitarëve ose ka konsideruar se ata janë intimiduar.

“Kjo është një gjykatë politike dhe dënimet e sotme tregojnë saktë se problemi i tyre është me përfaqësuesit politikë që ishin në Rambuje”, tha Krasniqi.

Ai ka shtuar se aktgjykimi është ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj.

“Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi që UÇK-ja dhe krerët e saj kanë bërë krime. Aktgjykimi është i ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj”, ka shkruar Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit