spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Reagon OVL-UÇK pas vendimit për Pjetër Shalën: Prisnim lirimin, jo ulje dënimi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-komandantin e UÇK-së, Pjetër Shala.

Në një reagim zyrtar, OVL-UÇK është shprehur thellësisht e pakënaqur me uljen e dënimit të Shalës, duke e cilësuar të padrejtë dhe politik.

“Edhe pse dënimi është ulur, ne kemi pritur me bindje të plotë një vendim lirues, sepse besojmë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë, dhe në luftën tonë të drejtë për çlirim”, thuhet në reagim.

Sipas OVL-UÇK-së, ky vendim nuk përmbyll një padrejtësi, por vetëm sa e thellon atë.

“Ky aktgjykim, në vend që të përmbyllë padrejtësinë, veçse e thellon bindjen tonë se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme”, thuhet tutje.

Ata shtojnë se nuk kanë nevojë të mbrojnë Ushtrinë Çlirimtare nga e vërteta, sepse ajo është në anën e tyre.

“UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga e vërteta. E vërteta historike është në anën tonë dhe bashkëluftëtarët tanë nuk do t’i nëpërkëmbë askush me procese të motivuara politikisht.”

Në fund të reagimit, veteranët përmbyllin me një mesazh të qartë: “Liria nuk gjykohet, ajo respektohet!”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit