spot_img
spot_img
Tuesday, March 3, 2026
spot_img
spot_img

Reagon motra e Mateos pas fjalëve të rënda të Rogertit

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmë, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku Rogerti ka lëshuar deklarata mjaft të rënda dhe të pahijshme drejtuar Mateos. Gjatë një debati, Rogerti ka përdorur një gjuhë fyese që ka prekur familjen e Mateos, konkretisht motrën e tij, duke përdorur shprehje që kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Nuk ka vonuar edhe reagimi i motrës së Mateos, Kejsit, e cila përmes një postimi në Instagram ka treguar mbështetjen e saj të pakursyer për të vëllain.

Ajo ka publikuar videon e debatit, duke injoruar ofendimet e Rogertit dhe duke u fokusuar te figura e Mateos.

“Jam aq krenare për ty dhe për mënyrën si me ke rritur sa nuk kam fjalë ta përshkruaj”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se Mateo ka luajtur një rol kyç në jetën e saj.

Pavarësisht sulmeve të ulëta që synonin të preknin moralin e saj dhe të familjes, Kejsi e ka cilësuar Mateon si heroin e saj. Ajo e ka mbyllur reagimin me fjalë plot dashuri: “Të dua sot, nesër dhe përgjithmonë. 1 of 1 dhe HEROI IM”.

Deklaratat e Rogertit, ku ai i thoshte Mateos: “Thuj motrës tënde, me sa meshkuj ke bërë s**s njëkohësisht”, kanë shkaktuar një valë indinjate te ndjekësit e formatit. Shumë prej tyre po kërkojnë masa disiplinore për përdorimin e kësaj gjuhe denigruese ndaj femrave dhe familjarëve të banorëve që nuk janë pjesë e lojës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit