Reagon kompania e deputetit të VV-së pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës

Një 48 vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Shtime.

Kompania ku viktima po punonte, Doni Fruits, ka dalë me reagim duke thënë se i njëjti ndërroi jetë aksidentalisht.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se kolegu ynë i nderuar, Isuf Bislimi, ka ndërruar jetë në mënyrë aksidentale gjatë orarit të punës. Ky është një lajm i rëndë për të gjithë ne në Doni Fruits, pasi kemi humbur një koleg të përkushtuar, punëtor dhe të respektuar nga të gjithë. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve të të ndjerit. Doni Fruits qëndron pranë familjes Bislimi dhe do të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë periudhë të rëndë”, thuhet në një postim në “Facebook”.

Kompania Doni Fruits, është në pronësinë e deputetit të Vetëvendosjes nga Ferizaj, Ejup Ahmetit.

Vdekjen e punëtorit e ka konfirmuar Kanun Veseli- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizaj.


‘’Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një nformatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime, një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës.

Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij’’ ka thënë Veseli.

Veseli tutje tha edhe se “Rasti është iniciuar “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.


“Doni Fruits” Sh.P.K., është një kompani me bazë në Shtime të Kosovës. Ajo merret me kultivimin dhe eksportin e produkteve bujqësore.


Ejup Ahmeti, pronari i kompanisë, në vitin 2021 ishte përzgjedhur nga Qeveria Kurti në mesin e pak prodhuesve kosovarë si pjesë e delegacionit kosovar në mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Biznesi i Ahmetit është i shtrirë edhe në Shqipëri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit