Gjenerali Rrahman Rama ka reaguar pas sulmit terrorist serb të kryer në kanalin e Ibër Lepencit.
Rama përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, thotë se, ky sulm rrezikoi furnizimin me ujë, energji elektrike si dhe ngrohjen qendrore për Prishtinë.
Ai e quan këtë akt të papranueshëm që kërkon vëmendjen e të gjithëve, duke shtuar se ky sulm nuk është vetëm kundër infrastrukturës strategjike, por kundër mirëqenies dhe stabilitetit në Kosovë.
Ai kërkon që të jemi të bashkuar ën ruajtjen e sovranitetit të Kosovës.
Reagimi i plotë:
Siguria kombëtare, mbi të gjitha! 🇽🇰��
Sulmi i fundit në kanalin e Iber Lepencit, që rrezikoi furnizimin me ujë, energji elektrike si dhe ngrohjen qendrore për Prishtinën, është një akt i papranueshëm që kërkon vëmendjen e të gjithëve. Këto sulme nuk janë vetëm kundër një infrastrukture strategjike, por kundër vetë mirëqenies dhe stabilitetit të vendit tonë.
Sulmet si ky janë një kujtesë për rëndësinë e një sistemi të fortë të sigurisë kombëtare dhe të bashkëpunimit të të gjitha institucioneve si dhe aleatët tanë ndërkombëtar në mbrojtjen e vendit. Duhet të jemi të bashkuar, të vigjilentë dhe të palëkundur në ruajtjen e sovranitetit dhe stabilitetit tonë.
🇽🇰 Kosova e fortë është Kosova e sigurt!









