spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Reagon gazetari Martens, pasi iu kërkua FAZ’it që të distancohet nga gjuha ndaj Osmanit: Përpjekjet për të më hequr nga puna do të dështojnë

Michael Martens, gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, gazetës së njohur gjermane, u është përgjigjur kritikuesve pasi në një postim më herët tha se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po bënte prostitucion intelektual vetë poshtërues duke promovuar në ven një dokumentar për Melania Trump, bashkëshorten e presidentit amerikan, Donald Trump.

Martens i është përgjigjur Jasmin Mujanovicit, i cili kërkoi që FAZ të distancohet nga komentet e gazetarit.

“Disa “fluska bore” ende nuk e kanë kuptuar se vitet 2010 kanë marrë fund. Përpjekjet për t’i censuruar ose larguar nga puna njerëzit për mendime legjitime do të dështojnë”, shkroi ai.

Gazetari gjerman përsëriti komentin e tij.

“Prandaj, le ta përsërisim: afrimi me banditët e Trumpit, kur është i shmangshëm (dhe në këtë rast ishte i shmangshëm), është vërtet prostitucion intelektual”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit