Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Zulfaj, pas vendimit të presidentes, Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin.
Përmes një postimi në Facebook, Zulfaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, ka vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën gjatë gjithë procedurës.
“Lëvizja Vetëvendosje e respektoi Kushtetutën në plotni”, ka shkruar Zulfaj.
Sipas tij partia në pushtet ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme kushtetuese për zhvillimin e procesit të zgjedhjes së presidentit të vendit.
Këshilltari i Kurtit ka kritikuar partitë opozitare, duke theksuar se ato nuk kanë paraqitur asnjë kandidat.
Zulfaj ka shtuar se seanca është ndërprerë për shkak të mungesës së deputetëve, duke theksuar se ajo do të vazhdojë sapo të sigurohet pjesëmarrja e tyre në sallë.
“Ndërpreu seancën për mungesë të deputetëve, për ta vazhduar kur ata të kthehen në sallë, siç e kanë obligim dhe detyrim kushtetue”, ka theksuar ai.
Në reagimin e tij, ai ka akuzuar opozitën për bojkot të proceseve institucionale, duke përmendur edhe situata të ngjashme nga viti i kaluar.
“Vitin e kaluar na humbën kohë duke bojkotuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit; tani po tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë me zgjedhjen e presidentit. Por, presidenti duhet të zgjidhet”, ka shkruar Zulfaj.









