spot_img
spot_img
Friday, February 27, 2026
spot_img
spot_img

Reagimi i tifozëve të Juventusit ndaj Edon Zhegrovës, habit të gjithë! Nuk pritej 

Edon Zhegrova dhe goli i humbur për kualifikimin, tifozët bardhezinj shfryjnë dufin në rrjetet sociale!

Juventusi ishte shumë pranë mrekullisë ndaj Galatasaray. Pas humbjes 5:2 në ndeshjen e parë, skuadra e

Luciano Spallettit fitoi 3:0 në kohën e rregullt, falë golave të Locatelli (penallti), Federico Gatti dhe Weston McKennie, duke çuar sfidën në shtesë, edhe pse me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Kelly në minutën e 48-të.

Protagonist ishte Edon Zhegrova, i aktivizuar në minutën e 67-të, i cili krijoi rrezik vazhdimisht.

Sidoqoftë, në minutën e 97-të, pra në shtesë, humbi rastin e artë për 4-0, me portën pothuajse bosh.

Aksioni ndryshoi ndeshjen, më pas Victor Osimhen shënoi për 3:1 (105+2’) dhe turqit vulosën kualifikimin me rezultatin total 7:5.

Zhegrova kërkoi falje ndaj tifozëve, por reagimet në rrjetet sociale ishin të ashpra:

“E kam parë mjaftueshëm, shiteni”, “Juve u eliminua pikërisht në atë moment”.

Tani Zhegrova duhet të reagojë për objektivin “Champions”, ka transmetuar mes të tjera media italiane “Corriere dello Sport”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit