spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Reagimi i parë i Rusisë, çfarë tha Lavrov për Trumpin dhe evropianët

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, vlerësoi Donald Trumpin, por qortoi udhëheqësit evropianë.

Në një intervistë me kanalin televiziv shtetëror Rossiya 24, Lavrov tha se atmosfera në takimin e Trump me Vladimir Putin në Alaska ishte “shumë e mirë”.

“Ishte e qartë se udhëheqësi i Shteteve të Bashkuara dhe ekipi i tij, para së gjithash, sinqerisht duan të arrijnë një rezultat që do të jetë afatgjatë, i qëndrueshëm dhe i besueshëm”, shtoi ai.

Trump tha dje në bisedime se një armëpushim nuk është i nevojshëm dhe se një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Rusia dhe Ukraina janë në luftë – një qëndrim i mbështetur nga Vladimir Putin, por jo nga Evropa.

Lavrov tha se udhëheqësit evropianë “këmbëngulën në çdo rast vetëm për një armëpushim dhe se pas kësaj do të vazhdojnë të furnizojnë me armë Ukrainën”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit