spot_img
spot_img
Wednesday, March 11, 2026
spot_img
spot_img

Reagime të shumta pas golit të anuluar të Galatasarayt kundër Liverpoolit

Një episod i diskutueshëm gjatë përballjes mes Galatasaray dhe Liverpool ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe te tifozët e futbollit.

Në minutën e 62-të të ndeshjes, sulmuesi i Galatasaray, Victor Osimhen, arriti të shënojë duke menduar se kishte rritur epërsinë e skuadrës turke në 2-0.

Megjithatë, arbitri vendosi ta anulojë golin për shkak të një pozicioni jashtë loje në fazën paraprake të aksionit.

Sipas vendimit të arbitrave, momenti i dyshimtë ndodhi në pasimin e parë drejt Baris Alper Yilmaz, i cili u konsiderua në pozitë jashtë loje.

Ajo që ka nxitur polemikat është fakti se mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate, ndërhyri dhe mori topin gjatë aksionit, por bëri një gabim në kontroll, duke e humbur atë dhe duke i dhënë mundësi ekipit vendas të vazhdonte aksionin që përfundoi me gol nga Osimhen.

Pamjet e përsëritura të aksionit tregojnë se Yilmaz nuk pati kontakt me topin në atë moment, çka ka bërë që shumë tifozë dhe analistë të futbollit të vënë në dyshim interpretimin e rregullit të pozicionit jashtë loje.

Sipas tyre, fakti që Konate ndërhyri dhe kontrolloi topin mund të konsiderohej si një fazë e re e lojës.

Vendimi i gjyqtarit dhe i sistemit VAR është bërë menjëherë objekt diskutimi në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë debatuar nëse goli i Osimhen duhej të pranohej apo jo.

Ky episod pritet të analizohet më tej edhe nga ekspertët e arbitrimit, pasi interpretimi i situatave të tilla shpeshherë mbetet ndër më të debatueshmit në futbollin modern.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit