Qytetarët e 18 komunave të Kosovës sot do të ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj komunalë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar një ditë më parë se, për të mundësuar votimin me kusht në balotazh, në çdo komunë ku po mbahet rrethi i dytë, është caktuar nga një Qendër Votimi.
Pra, sot janë hapur 18 Qendra Votimi për votim me kusht, me gjithsej 20 vendvotime.
Më poshtë gjeni listën me adresa të këtyre qendrave.







