spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Rasti Thaçi dhe të tjerët: Refuzohet kërkesa e Bahtijarit, miratohen pjesërisht disa propozime të Prokurorisë

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep, gjatë konferencës javore për media, ka ndarë informacione sa i përket zhvillimeve të fundit në proceset gjyqësore.

Ajo njoftoi se më 28 shkurt, në çështjen që përfshinë Sabit Januzin, Ismet Bahtijarin dhe Haxhi Shalën, Kryetarja e Dhomave të Specializuara shqyrtoi kërkesën për sqarim të Bahtijarit, i cili kishte pretenduar se nuk ishte informuar në kohë për uljen e dënimit të tij.

“Kryetarja Trendafilova konkludoi se Bahtijari kishte marrë të gjitha informacionet e nevojshme, duke përfshirë kopje të kushteve të vendimit në gjuhën shqipe. Kërkesa e tij u hodh poshtë dhe mbrojtëses së tij iu urdhërua që të dorëzonte versionin e redaktuar të kërkesës deri më 6 mars 2025”, tha ajo.

Në lidhje me çështjen Thaçi dhe të tjerët, Griep njoftoi se më 3 mars, trupi gjykues refuzoi kërkesën e Mbrojtjes së Veselit për apelimin e një vendimi që nuk pranoi një dokument si provë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit