spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Rasti në rrugën “C” në Prishtinë – Policia shpall në kërkim dy persona për dëmtim prone

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Stacioni Policor Jugu, ka publikuar fotografinë e personave të dyshuar të shpallur në kërkim, lidhur me veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, e paraparë me nenin 321 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në një parking në rrugën “C” në Prishtinë, ndërsa autoritetet policore, me autorizim të Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti – përmes njohjes së tipareve fizike apo ndonjë informacioni tjetër – që të kontaktojnë autoritetet përmes kanaleve zyrtare:

  • E-mail: [email protected]
  • Aplikacioni: Lajmëro Policinë
  • Telefoni: 192
  • Facebook: Kosovo Police

Policia thekson se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe pa krim, duke garantuar se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet dhe profesionalizëm të plotë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit