spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, sot mbahet seanca dëgjimore e policëve

Sot do të mbahet seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të dyshuar për përfshirje në rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit nga Lipjani.

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

“Lidhur me kërkesën tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan sot ka pranuar kërkesën për caktim të masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj pesë të pandehurve. Seanca dëgjimore është caktuar të mbahet nesër me datë 09.07.2025 në ora 10:30”, thuhet në përgjigjen për Gazetën Sinjali nga zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Të arrestuarit janë një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të cilët ishin të përfshirë në ndërhyrjen e forcave të rendit gjatë incidentit.

Të arrestuarit dhe ndaluarit janë: Ibrahim Nela – Rreshter në Stacionin Policor Lipjan – DRP Prishtinë, Artidon Konxheli – Zyrtar në SP Lipjan, Liridon Rrahmani – Zyrtar në SP Lipjan, Albian Ratkoceri – Zyrtar në SP Lipjan, Endrit Beqiri – Zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj – DRP Ferizaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit