Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Deçanit, ku një person dyshohet se ka sulmuar brutalisht babanë e tij me mjet të mprehtë. Rasti, i cili po trajtohet si vrasje në tentativë, ka vënë në lëvizje organet e drejtësisë.
Sipas informacioneve dyshohet se djali ka goditur babanë e tij me sëpatë, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Përkundër forcës së goditjeve, raportohet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë ngjarje detaje ka dhënë edhe zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili konfirmoi se rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.
“Ka ndodhur një rast i cilësuar si vrasje në tentativë në komunën e Deçanit. Viktima është jashtë rrezikut për jetën. Prokurorja e krimeve të rënda ka autorizuar Policinë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha ai.








