Avokatja Aurora Mulhaxha ka reaguar lidhur me rastin e suspendimit të gjashtë zyrtarëve në Gjakovë.
“Unë, Aurora Mulhaxha, avokate e z. Edion Bajraktari, sqaroj se ndaj klientit tim është marrë vendim për suspendim të përkohshëm, masë kjo administrative e zakonshme në raste hetimore, me qëllim të vetëm që të mos ketë asnjë ndikim të mundshëm në proces dhe të garantohet zhvillimi i paanshëm i hetimeve”.
Tutje ajo ka shkruar se “ky vendim nuk përbën konstatim fajësie dhe as paragjykim të përgjegjësisë penale apo disiplinore. Hetimet janë ende në zhvillim dhe rasti po trajtohet në koordinim me organet kompetente të drejtësisë”.
Postimi i plotë:
REAGIM PUBLIK
Lidhur me raportimet e publikuara nga mediat për suspendimin e disa zyrtarëve policorë në Gjakovë, pas rekomandimit të Inspektorati Policor i Kosovës, e ndjej obligim profesional të sqaroj opinionin publik në cilësinë time si përfaqësuese ligjore e z. Edion Bajraktari.
Unë, Aurora Mulhaxha, avokate e z. Edion Bajraktari, sqaroj se ndaj klientit tim është marrë vendim për suspendim të përkohshëm, masë kjo administrative e zakonshme në raste hetimore, me qëllim të vetëm që të mos ketë asnjë ndikim të mundshëm në proces dhe të garantohet zhvillimi i paanshëm i hetimeve.
Ky vendim nuk përbën konstatim fajësie dhe as paragjykim të përgjegjësisë penale apo disiplinore. Hetimet janë ende në zhvillim dhe rasti po trajtohet në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.
Kërkojmë nga mediat dhe opinioni publik që të respektojnë parimin themelor juridik të prezumimit të pafajësisë, si dhe të shmangin publikimet që mund të cenojnë integritetin, reputacionin dhe dinjitetin profesional të një zyrtari policor, i cili ka kontribuar në ushtrimin e detyrës zyrtare ndër vite.
Çdo interpretim apo paraqitje paragjykuese para përfundimit të hetimeve cenon jo vetëm të drejtat individuale, por edhe vetë standardet e një procesi të drejtë dhe të paanshëm.
Në fund, theksojmë se z. Bajraktari do të bashkëpunojë plotësisht me organet kompetente deri në sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Me respekt,
Aurora Mulhaxha
Avokate









