Rasti i Lipjanit: Ministria s’është në dijeni pse QPS i ktheu fëmijët te familja

Rasti i familjes së 5-vjeçarit nga Janjeva e Lipjanit që dyshohet se u keqtrajtua ka tronditur vendin.

Prindërit janë arrestuar, ndërsa shteti ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme që të ndriçohet rasti edhe në aspektin e trajtimit nga institucionet.

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar se në raportin që posedon për këtë rast, nuk e ka një arsyetim pse fëmijët i janë kthyer familjes.

“Më 25.09.2023, iu ka kthyer e drejta prindërve për fëmijët, në bazë të një raporti të QPS e Lipjanit e ka bo, nuk e kam në raport pse e ka marrë këtë veprim. Por e kam një raport, që pas të dhënave të trajtimit e analizave, është marrë një vendim i tillë, pra një rekomandim. Posa të vjen raporti, ne do të marrim masat”, tha Hoti.


Ai u pyet po ashtu për vizitat e Qendrës për Punë Sociale te kjo familje, por nuk pati përgjigje se kur ka ndodhur hera e fundit.

“Në raportin preliminar nuk specifikohet hera e fundit, por specifikon se edhe pas vitit 2023, ku fëmijët i janë kthy familjes, Qendra ka qenë disa herë në vizitë. Nuk e di herën e fundit. Raportin do ta shpalos. Njësia e Inspektimit ka kryer inspektime në bazë të ankesave. Por në rregulloren që do të formulojmë, do të kemi tri lloje te inspektimit”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit