spot_img
spot_img
Sunday, February 22, 2026
spot_img
spot_img

Rasti ‘Fajdeja’- Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë, 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim

Në mesin e emrave me aktakuzë të ngritur në fund të vitit që shkoi për veprën penale “Fajdeja” gjenden edhe vushtrriasit Fatmir Gerbeshi, Kadri Gerbeshi dhe Tahir Gerbeshi, emra të njohur për të kaluar problematike.

Në dosjen të cilën e ka siguruar mediumi Veriu.info, thuhet se Fatmir Gerbeshi dyshohet për kryerjen e veprës penale të fajdes, pasi që më 1 shkurt 2022 ka kontraktuar shumë jo proporcionale të pasurisë, duke i dhënë para me përqindje të dëmtuarit E.A., i cili, sipas aktakuzës, fillimisht i ka marrë 4 mijë euro me fajde 20% në muaj, por në pamundësi që t’i paguajë shumat e fajdeve është detyruar të marrë edhe tri (3) herë nga 2 mijë euro dhe një herë 6 mijë euro, që në total bëjnë 16 mijë euro. Për këtë shumë, i dëmtuari ka paguar 3 200 euro fajde në muaj, ku brenda një (1) viti në total për fajde ka paguar shumën prej 40 mijë euro, kurse borxhi prej 16 mijë euro ka mbetur i papaguar.

Rasti i dytë për të cilin akuzohet Fatmir Gerbeshi ka të bëjë me veprën penale të detyrimit dhe dyshohet të ketë ndodhur në mars 2022, ku sipas aktakuzës, i pandehuri ka kanosur Samir Bajramin për 500 euro para të fajdes.

“A je te lokali se po vi mi marr paret”, ishin fjalët me të cilat Fatmir Gerbeshi e kishte kanosur Samir Bajramin, i cili, i gjendur në vështirësi të madhe financiare, ia kthen përgjigjen me fjalët: “Ooo s’jam bre se në mal um qite për 500 euro, o F… prit si t’um lun qeto ditë diçka vetë të thirri t’i jepi bre F… se m’tranove pasha Zotin për 500 euro.”

Sa më e vështirë që bëhet gjendja e të dëmtuarit Samir Bajrami, aq më i madh bëhej presioni i Fatmir Gerbeshit ndaj tij, i cili dërgon një mesazh tjetër me përmbajtje: “A prita boll veç ta di o shoq?”.

Duket se në këtë moment nis edhe revoltimi i të dëmtuarit Samir Bajrami, i cili i përgjigjet Fatmir Gerbeshit me këto fjalë: “Po nuk paguj penalla ashtu qysh t’u qohet ky ty, stila fajdegjive, moti i kum kry se moti jam rritë rrugëve.”

Vepra e tretë penale me të cilën akuzohet Fatmir Gerbeshi ka të bëjë me dhënie të ndihmës kryesve të veprave penale, pasi që dyshohet se në shkurt 2023, pak para aksionit të policisë, kishte ndihmuar disa të pandehur t’i shmangeshin arrestimit që dyshoheshin për fajde, me ç’rast i ka njoftuar se do të zbatohej një kontroll nga Policia e Kosovës në shtëpitë dhe autosallonet e tyre, informacion të cilin e kishte pranuar nga ish-polici N.Xh.

Si rezultat i këtij informacioni që Fatmir Gerbeshi ka përcjellë te të pandehurit, ata nuk janë gjetur në shtëpitë dhe lokalet e tyre më datë 02.03.2023, gjatë urdhër-kontrollit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, vepra e katërt për të cilën i është ngritur aktakuzë Fatmir Gerbeshit ka të bëjë me dyshimin se ka nxitur disa të pandehur t’i fshehin regjistrat dhe pasuritë që policia planifikonte t’i sekuestronte në procedurë penale.

Përveç veprave të lartpërmendura, Fatmir Gerbeshi akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, pasi që me rastin e aksionit policor më 2 shkurt 2023 në autosallon ka poseduar një revole pa leje.

Për çka akuzohen Kadri Gerbeshi e Tahir Gerbeshi?

Sipas aktakuzës, Kadri Gerbeshi dyshohet se në vitin 2021, përmes të pandehurit Lindrit Haradinaj, i ka dhënë 20 mijë euro me fajde Samir Bajramit, me kamatë prej 2 mijë euro për dy javë, për të cilat i dëmtuari në emër të fajdeve ka paguar shumën prej 50 mijë euro, kurse borxhi kryesor (20 mijë euro) ka mbetur i papaguar.

Kadri Gerbeshi, së bashku me familjarët e tij, Tahir Gerbeshi dhe A.G., akuzohen edhe për veprën penale të detyrimit, për shkak se, sipas aktakuzës, kanë detyruar të dëmtuarin N.A. që të lidhë kontratë për shitjen e 67 ari tokë në Pestovë të Vushtrrisë për 9 mijë e 500 euro, për shkak se i njëjti ishte garantues kur Samir Bajrami kishte marrë para me fajde nga të pandehurit dhe të njëjtit i ishte bërë borxhi në shumë prej 62 mijë euro.

Pra, i dëmtuari N.A. është detyruar t’ua shesë 67 ari tokë për 9 500 euro të pandehurve Kadri Gerbeshi, Tahir Gerbeshi dhe A.G., sepse ata e kanë detyruar për një gjë të tillë, për shkak se Samir Bajrami u kishte borxh dhe N.A. ishte dëshmitar për borxhin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit