spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Rastësia e veçantë e shqiptarit me portierin e Serbisë

Pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, Armando Broja u ndal për disa minuta të bisedonte në fushën e lojës me heroin e serbëve, portierin Gjorgje Petroviq i cili priti penalltinë e Rei Manajt.

Dy lojtarët njihen mjaft mirë, pasi janë pjesë e Chelseat, edhe pse të huazuar në klube të tjera.

Por në vitin 2023, ata e nisën sezonin si pjesë e londinezëve dhe patën mundësi të stërviteshin bashkë e të luanin përkrah njëri-tjetrit në disa ndeshje.

Një prej tyre, pa Gjorgjeviç t’i merrte lavdinë Brojës, duke pritur një penallti në Kupën Karabao përballë Newcastles.

Ndeshja u mbyll në barazim dhe skuadrat duhet të gjuanin nga pika e bardhë për të gjetur fituesin, me Brojën të caktuar për të goditur i fundit atë që mund të ishte penalltia vendimtare.

Por Petroviç ia hoqi këtë mundësi, pasi priti gjuajtjen e Riçit të Njukasëll, duke bërë që seria e penalltive të mbyllej pa qenë nevoja e gjuajtjes së pestë nga sulmuesi shqiptar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit