spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Rashiq: Jam i gatshëm të jem nënkryetar i Kuvendit

Rashiq shfaq gatishmëri për t’u rikthyer në krye të nënkryetarëve, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e kandidimit të Listës Serbe.

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka deklaruar se është i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i ministrit për Komunitete dhe Kthim për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, nëse këtë ia lejon Gjykata Kushtetuese.

Rashiq tha se po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankesën e Listës Serbe për të përcaktuar nëse kjo parti ka të drejtë ekskluzive të propozojë kandidatin për nënkryetar. “Nëse Gjykata e konfirmon të drejtën ekskluzive të Listës Serbe, ne do ta respektojmë atë. Nëse mbetet siç është, unë jam i gatshëm të jem nënkryetar, pasi Lista Serbe nuk ka pasur përfaqësim adekuat të serbëve,” tha Rashiq.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, me 57 ulëse në Kuvend, ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë kandidat nga Lista Serbe, duke hapur mundësinë që Rashiq të rizgjidhet në postin e nënkryetarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit