Besiktasi ka shënuar fitore dramatike 2:3 ndaj Basaksehirit në javën e 22-të të Superligës së Turqisë. Milot Rashica ishte protagonist në minutat e fundit, duke dhuruar një asist të bukur që u shndërrua në gol nga Mustafa Hekimoglu.
Ky ishte asistimi i katërt i futbollistit kosovar në kampionat këtë sezon, duke kontribuar drejtpërdrejt në një tjetër fitore të rëndësishme për skuadrën e tij.










