Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur ta gjejnë trupin e viktimës, Rrahim Latifi, 33-vjeçarit që humbi jetën para dy ditësh në Liqenin e Ujmanit.
Kështu po raporton mediumi lokal nga Mitrovica teksa ka ngarkuar edhe një fotografi nga ky moment.
FSK në kuadër të misionit të kërkim-shpëtimit bashkë me trupat e KFOR’it kanë shkuar tek Liqeni i Ujmanit për ta kërkuar trupin e të ndjerit.
I ndjeri dyshohet se kërceu nga ura e Ujmanit dhe nuk doli më nga uji.










