Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat për shpenzimet e partive të vitit të kaluar, që përfshin periudhën tetor – nentor – dhjetor.
Gjatë kësaj periudhe, partitë politike kanë qenë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në bazë të shifrave të dhëna nga KQZ, shihet se Lëvizja Vetëvendosje, për këtë periudhë kohore, buxhetin e paracaktuar e ka pasur 550,799.34 euro.
Mirëpo, raporti thotë se kjo parti ka shpenzuar 712,573.11 euro më shumë sesa buxheti i paraparë.
Gjithsej, LVV-ja ka shpenzuar 1,263,372.45 euro.
Kjo parti për këta tre muaj të fundit të vitit të kaluar, ka shpenzuar edhe mbi 311 mijë euro për Marketing.
Nga kjo shumë, LVV-ja ka paguar mbi 250 mijë euro për “Shpenzime për informim publik”. Ndërkaq, për “Reklama dhe konkurse” janë paguar mbi 60 mijë euro.










